Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth Parkut për Teknologji Digjitale për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.
Ai ka ftuar biznezet që të investojnë në pajisje efiçente e kështu ta marrin edhe subvencionimin e Qeverisë.
”Sot nisëm masën e gjashtë me radhë për efiçiencë të energjisë: Subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Këtë e lansuam publikisht në Parkun për Teknologji Digjitale “Tech Park Prishtina” në Bërnicë, që e inauguruam në tetor sivjet, investim ky 1.2 milion eurosh nga Qeveria e Kosovës. I ftojmë bizneset që të investojnë në pajisje efiçiente për ngrohje si pompë termike, kondicionerë, kaldajë me biomasë dhe stufa individuale me biomasë, përmes subvencionimit të Qeverisë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se suksesi i sektorit privat është edhe i ekonomië së vendit.
”Studimet ndërkombëtare kanë treguar se bizneset humbin rreth 1/3 e energjisë që e konsumojnë. Duke rritur efiçiencën ato përveçse kursejnë buxhetin e tyre dhe të shtetit, rrisin konkurrueshmërinë dhe produktivitetin. Sa më i suksesshëm sektori privat, aq më mirë për ekonominë e vendit”.
”Për bizneset që janë në pronësi apo bashkëpronësi të grave me 51% e më shumë, subvencionimi do të jetë edhe më i lartë – pa barazi gjinore nuk mund të kemi barazi shoqërore.
Aplikimi tashmë është i hapur dhe i ndarë në dy faza. Afati i fundit i fazës së parë është më 12 dhjetor 2023, kurse ai fazës së dytë më 10 janar 2024. Atë mund të bëni online përmes platformës e-Kosova”, ka shkruar Kurti në Facebook.