Vrasja e Liridona Ademajt, në të cilën dyshohet se ka gisht burri i saj, i ka lënë disa dilema të pazgjidhura. Kjo pasi që Naim Murseli, por dhe Liridona Ademaj, së bashku me fëmijët kanë nënshtetësi suedeze.
Deri më tani ka hipoteza të ndryshme të hedhura, e njëra nga motivet e vrasjes është përfolur të jetë edhe dëmshpërblimi që paguan shteti suedez pas vdekjes.
Lidhur me këtë çështje ka folur, Fetah Preteni, jurist që jeton në Suedi. Ai ka thënë për Lajmi.net se kjo nuk është e vërtetë dhe është e pasaktë.
“Kam lexuar se ka pasur sigurime të jetës që mund t’i marrë pasjetuesi deri në 20 milionë euro, kjo nuk është e saktë, nuk është e vërtetë”, tha ai.
Fetahu tha se nuk ka shanca që Suedia të paguaj 20 milionë euro pas vdekjes së një qytetari, madje asi 1 milion.
Ai tha se më së shumti që mund të paguajë sigurimi, coftë edhe ai privat është 100 mijë euro
“Këtu në Suedi kur punon, punëdhënësi paguan sigurime, në çoftëse njeriu vdes i jepet më së shumti 30-40 mijë euro si dëmshpërblim, pasjetuesit, fëmijëve dhe gruas…. por nuk i merr as 100 mijë euro kurrë si merr. Mirëpo ka mundësi që sigurimi lartësia të shkoj më lartë për arsye se paguan privat sigurime, mund të jetë më lartë, 1 milionë korona, që i bie dikund 100 mijë euro, por 1 milionë euro s’mundet kurqysh me i marrë”, tha Fetahu.
Fetah Preteni, i cili jeton në qytetin e njejtë që kishin jetuar edhe Liridona Ademaj dhe Naim Murseli, deklaroi se ka dëgjuar spekulime, se mbrapa vrasjes përvec, Naimit qënron dikush edhe më i lartë.
Por, që tha se si jurist ia le drejtësisë të jap vertiktin final dhe t’i zbuloj motivet e vrasjes.
“Ka shumë spekulime, kam dëgjuar spekulime të ndryshme, në çoftë se prapa kësaj ngjarje makabre nuk qëndron Naimi. Por qëndron dikush shumë më i lartë, më i madh atëherë mund të bëhet cmos”, tha.