Suhareka dhe Ferizaj do të takohen në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Vendasit ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë dhe vetëm një mrekulli mund t’i mbajë në elitë.
Për të mbetur pjesë e elitës së futbollit kosovar, Suhareka duhet të fitojë të gjitha ndeshjet dhe të parën synon ta bëj ndaj Ferizajt.
Por nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Ferizajt që ka marrë 10 pikë në katër ndeshjet e fundit.
‘Ujqit’ synojnë fitoren sot për t’u ngritur në pozitën e tretë në tabelë, pozitë që i dërgon në garat evropiane.
Formacionet zyrtare:
Suhareka: Avdimetaj, Hasanaj, Memolla, Kodra, Hoxha, Boshnjaku, Susuri, Rexha, Stijepovic, Fetahaj, Zeka.
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Ilieski, Topalaj, Avdulli, Ramusa, Shabani, Jusufi, Nafiu, Abdul, Kurtaj.