Suhareka ka shënuar fitore ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Ndeshja mes dy skuadrave kualitative të Ligës së Parë ishte e fortë dhe me raste.
Mevlan Zeka arriti të shënojë golin e vetëm në pjesën e parë, duke tundur rrjetën në minutën e 16-të për 1-0.
Por mysafirët arritën të barazonin në fillimin e pjesës së dytë me golin e shënuar nga Vigan Ademi për 1-1.
Pak pa u mbyllur ndeshja Suhareka fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Yll Hoxha për 2-1.
Në kohën shtesë suharekasit shënuan edhe njëherë për ta dërguar rezultatin në 3-1.
Suhareka kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas kësaj fitoreje.