Një mashkull kosovar nga Suhareka, e ka rrahur gruan e tij, pas një mosmarrëveshjeje mes vete.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e tyre por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti siç bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, ndodhi në mesditën e katër janarit.