Suharekë, arrestohet në parking të marketit duke konsumuar narkotikë, lirohet sepse ishte shurdhmemec

Një person është arrestuar sot rreth orës 19:05 në parkingun e një marketi në Suharekë.

F. Gashi, 26 vjeçar u arrestua nga policia pasi po konsumonte narkotikë.

Indeksonline raporton se policia gjeti tek ai pesë qesë të vogla me marihuanë me peshë 2.87 gramë.

Megjithatë, pasi u shoqërua në stacion policor, të dyshuarit nuk ju mor deklarata pasi ishte shurdhmemec.

Narkotikët janë konfiskuar teksa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Related Articles