Suharekë: Dy të miturve u gjendet pistoleta dhe 20 fishekë

Suharekë: Dy të miturve u gjendet pistoleta dhe 20 fishekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në polici dy të mitur nga fshati Gjinoc i Suharekës, pasi u janë gjetur një pistoletë me 10 fishekë.

Sipas njoftimit të policisë të shtunën, dy të miturve u është gjetur edhe një karikator me 10 fishekë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles