Një grua është arrestuar në Suharekë pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e tij, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:30.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Enigma/