Suharekë: Miqtë ia zënë pritën ish-dhëndrit dhe e rrahin, 27-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Suharekë: Miqtë ia zënë pritën ish-dhëndrit dhe e rrahin, 27-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Një rast i sulmit ka ndodhur në Suharekë, ku tre anëtarë të një familje dyshohen se kanë sulmuar fizikisht 27-vjeçarin, me të cilin vajza e tyre ishte e martuar, por më pas ishin ndarë.

Babai i vajzës bashkë me dy familjarë të tjerë ia kanë zënë pritën ish-dhëndrit dhe derisa ishte duke qëndruar në një lokal, e kanë rrahur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, 27-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur dhe problemin me familjen e ish bashkëshortes, njofton Sinjali.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por akoma nuk është siguruar prezenca e të dyshuarve.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Related Articles