Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me suksesin e Uta Ibrahimit pasi që kjo arriti ta përmbyllë ngjitjen në 14 majat më të larta në botë, duke theksuar se ajo është gruaja e parë shqiptare dhe personi i parë në Ballkan që arrin diçka të tillë.
Çeku e ka cilësuar këtë si arritje historike e frymëzuese, dhe se, forca, guximi e përkushtimi i Ibrahimit janë shembull për të gjithë.
Postimi:
Uta Ibrahimi e përmbylli ngjitjen e 14 majave më të larta në botë!
Me suksesin në majën Kanchenjunga, njërën ndër më të rrezikshmet në Himalaje, Uta bëhet personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në të gjitha 14 majat më të larta në botë.
Një arritje historike dhe frymëzuese, që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë. Forca, guximi dhe përkushtimi i saj janë shembull për të gjithë, veçanërisht për gjeneratat e reja dhe për vajzat që ëndërrojnë lart.
Urime, Uta, krenari e Kosovës