Sullivan do të takohet sërish me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit

Sullivan do të takohet sërish me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan do të takohet sërish me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për herë të dytë.

Kështu tha Shtëpia e Bardhë të martën, ndërsa administrata Biden vazhdon t’i kërkojë Izraelit të bëjë më shumë për të frenuar fluksin e viktimave civile në Gaza.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit, i cili ka thënë se dëshiron të përsërisë 7 tetorin përsëri dhe përsëri derisa Izraeli të asgjësohet, sepse ne nuk mund të presim që Izraeli të pranojë një situatë në të cilën qytetarët e tyre vazhdojnë të jetojnë nën kërcënim aktiv”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine, Jean-Pierre.

“Në të njëjtën kohë…është kritike që Izraeli të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar viktimat civile dhe për të kryer operacione sa më strategjike dhe saktë të jetë e mundur dhe për të synuar operacione për të mbrojtur civilët, përfshirë në Rafah”, vazhdoi ajo.

Zëdhënësja tha se takimi i të martës midis dy zyrtarëve është një zgjatje “sepse ata besonin se ishte e rëndësishme të vazhdonte bisedën”, raporton CNN.

Related Articles