Të paktën tetë persona janë vrarë kur një njeri i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin rus të Perm, thonë zyrtarët.
Sulmuesi shkoi në kampus të hënën në mëngjes dhe filloi të qëllojë.
Studentët dhe mësuesit u barrikaduan brenda ndërtesës së universitetit; të tjerët u panë duke kërcyer nga dritaret.
Nuk është e qartë se sa persona janë lënduar. Policia ruse thotë se sulmuesi është arrestuar.
Komiteti Zyrtar i Hetimeve i Rusisë thotë se sulmuesi ishte student në universitet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, i vendosur rreth 1,300 kilometra në lindje të kryeqytetit, Moskës.