Sulm makabër në Florida, 2 të vdekur dhe 25 të plagosur jashtë një lokali

Sulm makabër në Florida, 2 të vdekur dhe 25 të plagosur jashtë një lokali

Dy persona janë vrarë dhe të paktën 25 të tjerë janë plagosur në një sulm makabër me armë jashtë një lokali në zonën e Hialeah në Florida. Raportimet e para i ka bërë drejtori i policisë së Miam-it, Alfredo Ramirez III, raporton Gazeta Enigma.

Autorët mendohet se janë tre persona. Ata janë parë me një makinë tip Nissan Pathfinder, teksa ndalonin në hyrje të lokalit. Pas daljes nga mjeti me në dorë armë të ftohta pistoletë dhe pushkë, ata filluan të shtinin mbi turmën, e cila ishte mbledhur për një koncert në ambientet e jashtme të lokalit.

Zbardhja e plotë e ngjarjes pritet ende të ndodhë. Autorët janë vënë në ndjekje nga policia lokale.

Ky sulm është në vazhdën e disa ngjarjeve të ngjashme në Amerikë. SHBA-të nuk po gjejnë asnjë ditë me qetësi për shkak të sulmeve të tilla.

Ditën e djeshme një tjetër sulm i armatosur ndodhi në Florida, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën gjashtë të tjerë./Gazeta Enigma/

Related Articles