“Sulm mbi 80 objektiva” – Izraeli godet zemrën ushtarake të Teheranit

“Sulm mbi 80 objektiva” – Izraeli godet zemrën ushtarake të Teheranit

Ushtria izraelite ka njoftuar se dhjetëra avionë luftarakë të saj kanë goditur më shumë se 80 objektiva në Teheran gjatë natës, në ditën e tretë të përshkallëzimit ushtarak me Iranin.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), objektivat e goditura përfshinin selinë e Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, njësinë e kërkimit dhe zhvillimit të ushtrisë, si dhe vendndodhje të dyshuara të fshehjes së arkivit bërthamor të regjimit.

Në mesin e objektivave ishin edhe dy depo karburanti me “përdorim të dyfishtë”, që sipas IDF, përdoreshin për qëllime ushtarake dhe bërthamore, raporton BBC.

Zyrtarë ushtarakë konfirmuan për agjencinë Reuters se sulmet janë pjesë e operacionit të koduar “Lioni në Ngritje”, përmes të cilit janë goditur mbi 170 objektiva dhe 720 elementë të infrastrukturës ushtarake iraniane në më pak se tre ditë.

Related Articles