Dy mashkuj kanë sulmuar dhe plagosur rëndë një person në fshatin Baicë në Drenas, i cili po trajtohet në QKUK, njofton Policia e Kosovës.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të panjohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raport.