Sulm me dronë në qendër të Kievit

Sulm me dronë në qendër të Kievit

Ndërtesat qytetare goditen në sulmin me dronë në qendër të Kievit

Të paktën dy ndërtesa janë goditur në një sulm me dronë në kryeqytetin ukrainas të mërkurën.

Kryetari i bashkisë së Kievit raportoi për shpërthime të shumta në qendër të qytetit, shkruan Euronews.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan për rreth 20 minuta para shpërthimeve.

Këto sulme vijnë gjatë raportimeve se Shtetet e Bashkuara janë afër finalizimit të planeve për të dërguar sistemin e tyre të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, lëvizje kjo potencialisht thelbësore në konflikt.

Vitali Klitschko ka shkruar në një postim në Telegram se ka pasur shpërthime në një lagje qendrore të kryeqytetit që është hapësira e shumë agjencive dhe ndërtesave qeveritare.

Nuk dihet menjëherë nëse ka viktima. Ekipet e urgjencës ishin në rrugën e tyre për në zonë, tha Klitschko.

Related Articles