Disa pasagjerë kanë pësuar lëndime, disa prej tyre edhe të gjakosur, pasi janë sulmuar me gurë gjatë udhëtimit me tren në fshatin Grabovc të Obiliqit.
Pamjet e siguruara tregojnë dëmet e shkaktuara dhe pasagjerë të lënduar rëndë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje rreth autorëve apo motivit të sulmit.
Organet e rendit ende nuk janë deklaruar për këtë rast.