Sulm me raketa në Zaporizhzhia të Ukrainës, të paktën 17 persona të vrarë

Sulm me raketa në Zaporizhzhia të Ukrainës, të paktën 17 persona të vrarë

Të paktën 17 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën pasi raketat goditën qytetin ukrainas të Zaporizhzhia.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të bashkisë së qytetit, Anatoly Kurtev.

Sulmi shkatërroi pesë shtëpi, dëmtoi ndërtesa banimi dhe rrugë, njoftoi Kurtev, shkruan CNN.

Kujtojmë, se Zaporizhzhia është njëri nga qytete më të mëdha në Ukrainë, jo shumë larg vijës së frontit, ky gjithashtu njihet vendi i një termocentrali bërthamor që komuniteti ndërkombëtar po e shikon me kujdes.

Një pjesë e këtij rajonit është e pushtuar nga forcat ruse, ku presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi një dekret këtë javë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, duke përfshirë Zaporizhzhia, i cili dekret është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Related Articles