Një oficer policie është vrarë dhe një tjetër është therur në një sulm me thikë në Bruksel.
Dy oficerët u dërguan në spital pasi u sulmuan afër stacionit hekurudhor të “Brukselit Veri” të enjten në mbrëmje.
Mediat lokale raportojnë se edhe sulmuesi ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua në vendngjarje. Motivi i tij nuk dihet.
Policia ka rrethuar zonën dhe hetime janë duke u zhvilluar.
Policia tha se një patrullë tjetër mbërriti në vendngjarje dhe “neutralizoi” sulmuesin; ai u qëllua në këmbë dhe në bark para se të dërgohej në spital.
Një burim gjyqësor i tha agjencisë së lajmeve AFP se hetuesit nuk kanë mbledhur ende prova për të vërtetuar një “dyshim” se sulmi ishte i lidhur me terrorizmin.