Një fëmijë ka humbur jetën dhe disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Precko të Zagrebit të Kroacisë. Në mesin e të plagosuerve është një mësues dhe vetë sulmuesi.
Një helikopter i urgjencës mjekësore ka aterruar në oborrin e shkollës, ndërsa të lënduarit, shumica nxënës, u trajtuan në disa spitale të Zagrebit.
Ministrja e Shëndetësisë, Irena Hrstiq, konfirmoi se njëri nga fëmijët e lënduar gjatë sulmit ka vdekur.
Sulmi në shkollë thuhet se ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e kësaj lagjeje të kryeqytetit kroat.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat kroate, disa autoambulanca e vetura të policisë shihen në oborrin e shkollës, ndërsa nxënësit janë evakuuar.