Gjashtë persona janë plagosur me thikë në një sulm që ndodhi mëngjesin e sotëm në një stacion të trenit në Paris.
I dyshuari është qëlluar disa herë nga një oficer i policisë dhe është dërguar me lëndime serioze në spital.
Sipas raportimeve polici që qëlloi të dyshuarin ishte jashtë detyrës zyrtare.
Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi, shkruan Sky News.
“Gare du Nord” është një nga stacionet më të frekuentuara të trenit që lidh Parisin me Londrën.
Ky sulm vjen një muaj pasi tre persona u vranë dhe tre u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër kulturore kurde në Paris.