Një person organizoi një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh, duke të lënë të plagosur 16 fëmijë dhe dy edukatorë, në Kinë.
Incidenti ndodhi në qytetin e Beiliu rreth orës 2 pasdite me kohën lokale.
Gjendja e dy fëmijëve vlerësohet e rëndë, raporton ChinaNews.
Policia ndaloi të dyshuarin, i cili u identifikua si një banor vendas 24-vjeçar.