Sulm ndaj stafit humanitar në Gaza – Një i vrarë dhe tre të plagosur

Sulm ndaj stafit humanitar në Gaza – Një i vrarë dhe tre të plagosur

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) ka akuzuar forcat izraelite për një sulm të qëllimshëm ndaj selisë së saj në Khan Younis, Gaza, ku u vra një punëtor dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas organizatës, sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe “ka shkaktuar një zjarr në ndërtesë”. PRCS tha se ndërtesa ishte “e njohur mirë” për ushtrinë izraelite dhe “e shënuar qartë me emblemën mbrojtëse të kuqe”.

“Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF)” thanë për BBC-në se “nuk kanë njohuri as për artilerinë dhe as për ndonjë sulm ajror”.

Në një deklaratë, Gjysmëhëna e Kuqe identifikoi punëtorin e vrarë si Omar Isleem dhe njoftoi për plagosjen e dy punëtorëve të tjerë dhe një civili.
“Ky nuk ishte një gabim. Ne përsërisim thirrjen tonë për llogaridhënie dhe për mbrojtjen e të gjithë personelit humanitar dhe mjekësor”, thuhet në deklaratë.

Ngjarja ndodh ndërsa OKB raporton se të paktën 1,373 palestinezë janë vrarë që nga fundi i majit duke kërkuar ushqim. Shumica prej tyre pranë pikave të ndihmës të mbështetura nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Izraeli akuzon Hamasin për nxitjen e kaosit dhe mohon që forcat e tij të qëllojnë civilë qëllimisht.

Related Articles