Së paku dy persona raportohet të jenë vrarë e katër të tjerë të jenë lënduar të hënën gjatë një sulmi në një qendër tregtare në Idaho të Shteteve të Bashkuara.
Një person i dyshuar është në ndalim, ndërsa policët po kontrollojnë në secilin lokal për ta vërtetuar sigurinë në objekt, tha policia lokale, duke shtuar se disa njerëz ende janë të ngujuar brenda.
“Nuk mund të theksoj mjaftueshëm sa traumatike është kjo ngjarje për komunitetin në përgjithësi dhe për ata që ishin dëshmitarë ose familjarë të personave të përfshirë ose të përfshirë vetë”, tha Ryan Lee, komandant i policisë në Boise./Gazeta Enigma/