Sulm në Toronto, plagosen 12 persona

Sulm në Toronto, plagosen 12 persona

12 persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë në një pijetore në Toronto, tha policia të premten mbrëma.

Paramedikët e Torontos kishin thënë se 11 të rritur pësuan lëndime nga të lehta në ato kritike, por policia më vonë tha se 12 persona u plagosën dhe se katër persona kishin lëndime jo të rrezikshme për jetën, shkruan AFP,

Policia tha gjithashtu se një i dyshuar i veshur me një kapuç të zi u pa duke ikur me një makinë argjendi dhe për momentin është ende i lirë.

Njerëzit u paralajmëruan të qëndronin larg zonës.

Related Articles