Sulm pranë spitalit në “zonën e sigurt” të Gazës

Sulm pranë spitalit në “zonën e sigurt” të Gazës

Një sulm i madh ajror ka ndodhur në një ndërtesë trekatëshe vetëm 200 metra larg spitalit Nasar në Khan Younis, Gaza.

Nga ky sulm kanë mbetur 50 viktima – disa të vdekur e disa të plagosur.

Ndërsa shumë ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar, raporton BBC.

Khan Younis është vendi ku ushtria izraelite u kërkoi njerëzve në Gaza dhe në veri të iknin në jug.

Kjo është menduar të jetë e sigurt, por sot autoritetet lokale thanë se një e treta e sulmeve ajrore çdo natë synojnë këtë zonë.

Më shumë se gjysma e njerëzve të vrarë ishin në një vend e cila quhej “zonë e sigurt”.

Spitali është në vështirësi për të përballuar numrin e viktimave.

Shumica e departamenteve jo thelbësore, duke përfshirë dializën e veshkave, janë mbyllur për të provuar të ruajnë karburantin e mbetur.

“Nuk dihet se kur do të lejohet më shumë karburant në territor. OKB-ja vlerëson se duhen rreth 40 mijë kamionë. Deri tani ka më pak se 50”, ka thënë reporteri i BBC-së nga Gaza, Rushdi Abualouf.

Related Articles