Sulmet e Iranit ndaj Katarit – Osmani telefonon Bin Hamadin

Sulmet e Iranit ndaj Katarit – Osmani telefonon Bin Hamadin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në lidhje me sulmet e Iranit ndaj Katarit.

Ajo ka dënuar këto veprime, duke thënë se përbëjnë një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmojmë angazhimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo.

Related Articles