“Sulmet e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme”

“Sulmet e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme”

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancat konstituive të zbatohet plotësisht.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme.

“Vendimet e saj duhen respektuar, ashtu si i kemi respektuar edhe kur nuk na kanë favorizuar. Shumica vendos. Ky është parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se e drejta për propozim është e kufizuar dhe nuk mund të kthehet në farsë, siç u bë për 50 seanca rresht.

Postimi i plotë:

Related Articles