Zëdhënësi i grupit militant libanez Hezbollah, Mohammed Afif, raportohet të jetë vrarë gjatë një sulmi izraelit në Bejrut.
Sipas disa burimeve libaneze të sigurisë për Reuters janë shprehur se ai është vrarë në qendër të kryeqytetit të Libanit.
CNN nuk e ka konfirmuar ende lajmin, megjithëse zyra e mediave të Hezbollahut ka pranuar ngushëllimet në një shenjë të mundshme që Afif është vrarë, transmeton Gazeta Enigma.
Ky sulm ishte i katërti izraelit brenda kufijve të qytetit të Bejrutit që nga viti 2006, kur ndodhi një konflikt i armatosur 34-ditor midis Izraelit dhe Hezbollahut. /Gazeta Enigma