Forcat izraelite kanë shpeshtuar bombardimet në Rripin e Gazës gjatë kësaj të diele.
Këto sulme lanë të vdekur 31 persona, njoftojnë mjekët palestinezë.
Palestinezët janë shprehur se ofensivat e reja ajrore dhe tokësore, si dhe evakuimet e detyruara janë “pastrim etnik”, të synuara për t’i boshatisur dy qytete veriore të Gazës dhe një kamp të refugjatëve për të krijuar zona tampon.
Mirëpo një gjë të tillë po e mohon Izraeli.
Ata po thonë se janë duke luftuar militantët e Hamasit që i nisin sulmet nga atje, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
Sulmet izraelite, të paktën 31 palestinezë mbetën të vrarë
