Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike Ukrainës i kanë kushtuar 1 miliardë dollarë dëme

Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike Ukrainës i kanë kushtuar 1 miliardë dollarë dëme

Sulmet ruse të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me dronë dhe raketa, i ka kushtuar Kievit rreth 1 miliard dollarë (mbi 900 milionë euro).

Kështu tha ministri ukrainas i energjisë, German Galushchenko.

Ai tha se që nga mesi i marsit, forcat ruse kanë sulmuar stacionet termike dhe hidrocentrale të Ukrainës – si dhe rrjetet kryesore – pothuajse çdo ditë.

Kjo ka çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në shumë rajone.

“Sot po flasim për shumat e humbjeve për më shumë se një miliardë dollarë”, tha ai.

“Por sulmet vazhdojnë dhe është e qartë se humbjet do të rriten”, shtoi Galushchenko, raporton Sky News

Related Articles