Vala e sulmeve të nisura nga Irani drejt Izraelit duket se është ulur, thanë dy zyrtarë amerikan. Sulmet zgjatën rreth pesë orë.
Sipas CNN, të dielën herët në mëngjes në Izrael, Komanda e Frontit të Brendshëm të vendit anuloi kërkesën e saj që qytetarët të qëndronin pranë strehimoreve, një tregues që ushtria izraelite beson se kërcënimi i menjëhershëm i sulmit të ardhshëm ka kaluar.
SHBA, së bashku me Izraelin, monitoruan breshërinë e sulmeve me dronë dhe raketa që filluan të shtunën mbrëma dhe vazhduan deri në mëngjesin e hershëm të së dielës. Numri i lëshimeve duket se ka rënë gjatë orëve të para të së dielës, thanë zyrtarët.
Forcat amerikane në të gjithë rajonin ishin pozicionuar për të ofruar mbështetje mbrojtëse për Izraelin përpara sulmit. Forcat amerikane kapën një numër dronësh të destinuar për Izraelin si pjesë e një përpjekjeje të koordinuar mbrojtëse dhe Uashingtoni mbetet vigjilent për potencialin e më shumë aktiviteteve.
Megjithatë, edhe pse numri i lëshimeve me dron dhe raketa iraniane ka rënë, përfaqësuesi iranian i Hezbollahut në Liban lëshoi një breshëri raketash në veri të Izraelit, të dielën herët në mëngjes.