Sulmi i Iranit në Katar, Hoxhaj: Akt i rëndë që sfidon rendin ndërkombëtar

Sulmi i Iranit në Katar, Hoxhaj: Akt i rëndë që sfidon rendin ndërkombëtar

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi ka reaguar pas sulmit me raketa të Iranit në Katar, ku cak ishin disa baza amerikane, raporton Gazeta “Enigma”.

Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook këtë e cilësoi si një akt të rëndë agresioni që synon destabilizimin e rajonit dhe sfidimin e rendit ndërkombëtar.

“Vlerësoj reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të SHBA-së dhe Katarit. Në këto momente sfiduese, qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global”, deklaroi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles