Një ish-ministër i i çështjeve fetare i Autoritetit Palestinez është vrarë në një sulm izraelit në shtëpinë e tij në Rripin e Gazës, tha agjencia palestineze e lajmeve dhe Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.
68-vjeçari Youssef Salama, u vra në një sulm në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës.
I konsideruar i afërt me Fatahun, partinë e presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, Salama shërbeu si ministër midis shkurtit 2005 dhe marsit 2006.
Ai gjithashtu shërbeu si predikues në xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm për vrasjen e tij nga ushtria izraelite, raporton The Telegraph.