Sulmi ndaj gazetarëve në veri, njëri prej tyre po merr trajtim mjekësor

Sulmi ndaj gazetarëve në veri, njëri prej tyre po merr trajtim mjekësor

Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë.

Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona.

Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës.

Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, për klankosova.tv e ka konfirmuar se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

“Po merr trajtim njëri nga të rrahurit. Gjendja është stabile, s’ka shenja që i rrezikohet jeta”.

Related Articles