Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, duke iu referuar rastit të sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, ka thënë se informacionet që duhet t’i japë Policia e Kosovës, po i jep ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shtuar se policia duhet të veprojë e pavarur nga politika.
“Ajo çka mbetet shqetësuese për momentin është përse informacionet që duhet t’i japë policia, i jep ministri Sveçla përmes llogarisë së tij personale në Facebook. Policia duhet të veprojë e pavarur nga politika, përfshirë zyra për komunikim e policisë! Nuk i takon ministrit që rezultatet e aksioneve policore t’i komunikojë ai ose ministria e tij”.