Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjatë së shtunës është sulmuar fizikisht nga dy persona.
Ai u sulmua teksa po dilte nga jë kafene me ç’rast pësoi edhe lëndime trupore.
E policia arrestoi menjëherë të dyshuarit.
Sot po mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.
Avokatët e Korab dhe Dukagjin Lulajt, kërkuan shtyrjen e seancës pasi deklaruan se nuk i kishin marrë ende shkresat e rastit. Siç njofton Indeksonlinem përcjellë Gazeta Enigma, pas kësaj kërkese seanca u shty deri në orën 13:00. /Gazeta Enigma
Sulmi ndaj kryetarit të Pejës, shtyhet për disa orë seanca ndaj të dyshuarve
