Sulmi në centralin bërthamor të Iranit mund të shkaktojë katastrofë radioaktive në qindra kilometra

Sulmi në centralin bërthamor të Iranit mund të shkaktojë katastrofë radioaktive në qindra kilometra

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike paralajmëroi të premten se një sulm direkt ndaj centralit bërthamor të Bushehrit në Iran do të shkaktonte “lirimin shumë të lartë të radioaktivitetit,” që do të ndikonte tek njerëzit brenda qindra kilometrave nga impianti.

Duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rafael Grossi tha se Bushehri është “vendi bërthamor në Iran ku pasojat e një sulmi mund të jenë më serioze.” Ai shtoi se si një central bërthamor në funksionim, Bushehri përmban “mijëra kilogramë material bërthamor.”

Pozicioni i Bushehrit në jug të Iranit e bën atë më afër kryeqyteteve të disa aleatëve të SHBA-së në rajon sesa Teheranit, dhe vendet e rajonit i janë drejtuar drejtpërdrejt Grossit për të shprehur shqetësimet e tyre.

“Dua ta bëj të qartë dhe të pamohueshëm. Në rast sulmi ndaj centralit bërthamor të Bushehrit, një goditje direkte do të shkaktonte një lirimin shumë të lartë të radioaktivitetit në mjedis,” tha ai.

Grossi tha gjithashtu se një sulm që do të prishte linjat e furnizimit me energji të centralit mund të shkaktonte shkrirjen e bërthamës së reaktorit, gjë që do të sillte po ashtu një lirimin shumë të lartë të radioaktivitetit.

Ai paralajmëroi se njerëzit brenda qindra kilometrave nga impianti do të ishin në rrezik nga rrezatimi, duke shtuar se do të ishin të nevojshme evakuime, trajtime me jod dhe kontroll ushqimesh në rast sulmi.

Related Articles