Sulmi në Graz: Policia konfirmon 10 viktima, mediat raportojnë se 30 persona po trajtohen në spital

Sulmi në Graz: Policia konfirmon 10 viktima, mediat raportojnë se 30 persona po trajtohen në spital

Një sulm i armatosur ka ndodhur ditën e sotme në shkollën e mesme “Dreierschutzengasse” në qytetin e Grazit në Austri.

Policia ka konfirmuar para pak çastesh se 10 persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë edhe sulmuesin.

Ndërkaq, për numrin e të plagosurve, policia nuk dha ndonjë shifër, por tha se disa janë “të lënduar rëndë”.

Mediat në Austri kanë raportuar se numri i të lënduarve nga të shtënat e mëngjesit të sotëm është 30, të cilët po trajtohen në spital.

Related Articles