Sulmi në Ibër-Lepenc, Daçiq: Kosova po refuzon ta ndihmojmë në hetime

Sulmi në Ibër-Lepenc, Daçiq: Kosova po refuzon ta ndihmojmë në hetime

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha se i hedhin poshtë deklaratat e liderëve në Kosovë, se Serbia ka gisht në sulmin që u ekzekutua mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Sipas tij, deklaratat në fjalë “janë pjesë e një plani për t’i shkaktuar dëme Serbisë në arenën ndërkombëtare”.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë hetimin, por ju kujtojmë se Prishtina refuzon çdo bashkëpunim me ne në luftën kundër krimit dhe terrorizmit, siç përcaktohet në dokumentet ndërkombëtare, përmes KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it”, tha Daçiq.

Related Articles