Një vajzë me emrin Mrika Nikqi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.
Sipas Nikqit, ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila ka thënë se shteti e ka obligim që ta ofrojë këtë siguri dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin më të ashpër.