Sulmi seksual nga mësuesi, prindërit: Veç me shku me çika m’u ulë në bankë 

Sulmi seksual nga mësuesi, prindërit: Veç me shku me çika m’u ulë në bankë 

Është dorëzuar kërkesa për paraburgim e është suspenduar nga puna mësimdhënësi që sulmoi seksualisht nxënësen e klasës së 7-të në shkollën “Lidhja Prizrenit” në Deçan.

V.S, u xhirua duke puthur nxënësen në ambientet e shkollës, derisa me të marrë informatën, drejtori i shkollës e lajmëroi në polici, të cilët e arrestuan sapo u kthye nga Shqipëria, të hënën.

Sipas nxënësit që filmoi, i cili në kushte anonimiteti i tregoi televizionit se nuk ishte hera e parë që i kishte vërejtur, organet e rendit tashmë posedojnë edhe tjera video-xhirime.

Ndërkohë, nxënëset tjera rrëfejnë se i njëjti kishte sjellje që tejkalojnë raportet mësimdhënës-nxënës, veçse vajzat s’i kishin konsideruar me tendenca të tilla.

Sipas drejtorit të shkollës, nxënësja pritet të kthehet shpejt në shkollë, ndërkaq gjatë së martës tek “Lidhja e Prizrenit”,qenë edhe inspektorët e Ministrisë së Arsimit, të cilët thanë të kenë marrë informata për raportin që do e përpilojnë.

E prindërit e fëmijëve thonë se nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të ulen bashkë me vajzat e tyre nëpër banka shkollore.

Related Articles