Sulmohen dy gazetarë të Alsat-M

Sulmohen dy gazetarë të Alsat-M

Dy gazetar të Alast-M janë sulmuar sot gjatë kohës sa po e kryenin detyrën e tyre.

Kështu bën të ditur lajmi i pasuar nga vetë ky medium.

“Sulmohet ekipi i televizionit Alsat ndërsa ishte në detyrë. Sulmi fillimisht verbal dhe më pas fizik ndodhi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa dy gazetaret e televizionit Alsat Era Gjakova dhe Sarah Hoxha së bashku me kameramanin po xhironin në terren”, thuhet në lajmin e Alsat-M.

“Një person që kishte dhe dyqanin aty pranë pa kurrfarë arsye ka kërcënuar me mjete të mprehta gazetaret dhe kameramanin. Ai madje i kërcënoi ata me jetë”.

“Pas kërcënimeve me jetë, pa kurrfarë arsye personi sulmoi fizikisht kameramanin e Alsatit duke i shkaktuar lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Pas sulmit në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, por sulmuesi ndërkohë mbylli dyqanin e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes”.

Related Articles