Sulmohen dy punëtorë të KEDS-it në Skenderaj

Sulmohen dy punëtorë të KEDS-it në Skenderaj

Në Skenderaj sot janë sulmuar fizikisht dy punëtorë të KEDS-it.

Njëri nga punëtorët e lënduar ka pranuar tretman mjekësor për shkak se mori lëndime trupore.

Ky informacion është bërë e ditur nga një njoftim i KEDS-it.

“KEDS ka pranuar me shqetësim informatën se sot gjatë ditës, në Skenderaj, derisa ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, dy punëtorë fillimisht janë kërcënuar dhe më pas njëri prej tyre edhe është sulmuar nga një konsumator, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles