Dy vajza të mitura raportohet se janë sulmuar nga një i mitur të hënën në Istog.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
“Istog 07.11.2022 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se mashkull kosovar i mitur, ka sulmuar dy femra kosovare të mitura, duke i shtyrë ato me duar. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.