Sulmohen policët që shkuan të intervenonin në një rast te rruga B, arrestohet 26-vjeçari

Sulmohen policët që shkuan të intervenonin në një rast te rruga B, arrestohet 26-vjeçari

Pasditen e sotme, disa persona kanë sulmuar zyrtarët policorë pasi të njëtit shkuan të intervenonin në një rast te rruga B.

Një 26-vjeçar ka sulmuar zyrtarët policorë, të cilët kishin intervenuar në një rast dhe po e shoqëronin në stacion policor të dyshuarin. Policia fillimisht kishte dalë në vendin e ngjarjes pasi i riu dyshohet se kishte prishur rendin dhe qetësinë publikë dhe kishte shpërfillur urdhrat e Policisë.

Sinjali mëson se zyrtarët policorë u detyruan ta vënin nën kontroll të dyshuarin, i cili kishte pasur sjellje agresive dhe gjatë transportimit për në Polici, i njëjti i kishte sulmuar ata dhe të njëjtat veprime i kishte vazhduar edhe brenda stacionit.

Për shkak të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, me urdhër të të cilit ndaj 30-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Related Articles