Sulmohen tifozët dhe lojtarët e Bashkimit në Maqedoni të Veriut (Video)

Sulmohen tifozët dhe lojtarët e Bashkimit në Maqedoni të Veriut (Video)

Në ndeshjen mes KF.Aerodromit dhe KF.Bashkimit, futbollistët dhe tifozët e këtij të fundit u sulmuan rëndë nga të pranishmit vendas.



Siç raportoi “Alsati” të hënën, nga minuta e 70-të e ndeshjes shpërtheu incidenti në një pjesë të stadiumit, ku mbi 40 persona u futën dhe sulmuan tifozët shqiptarë.

“Deri në minutën e 69-të, ndeshja rrodhi në frymë sportive dhe pa asnjë vërejtje. Pikërisht, në këtë minutë, nga rruga, përmes pjesës administrative të stadiumit në pjesën e tribunave, u futen 40 huliganë me maska, bejsboll shkopinj, thika, zinxhirë, gurë e mjete tjera metalike, ku sulmuan në mënyre shtazarake shikuesit/tifozët shqiptarë dhe të tjerët që ishin në tribunën e stadiumit. Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur të sigurojë asnjë kusht për sigurinë e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona të sigurimit fizik) dhe duke shfrytëzuar këto lëshime skandaloze, huliganët e kishin fare të lehtë të depërtojnë dhe të realizojnë sulmin e tyre”, thuhet në komunikatën e Bashkimit nga Kumanova.

Ekipi theksoi se ka të lënduar dhe dëme materiale.

Related Articles