Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në ish-Bllok. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar e kanë goditur dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Avokati është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga sa mësohet gjendja e tij shëndetësore është e stabilizar, raporton A2CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar shkaqet.
“Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit, Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.