Përderisa ekipi i RTK-së po raportonte nga Zveçani, vetura është sulmuar e dëmtuar, duke ia thyer xhamat dhe shpërthyer gomat.
Ekipi i njëjtë është penguar edhe paradite nga protesutesit, të cilët u kanë krijuar vështirësi gjatë raportimit.
“Gjatë kohës sa po raportonim më parë lidhur me situatën në komunë e Zveçanit, disa persona kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturë së RTK-së, që ishte parkuar pak më larg se objekti komunal”, tha gazetarja Arbëreshë Berisha, teksa shtoi se veturës së RTK-së i janë thyer xhamat dhe i janë shpërthyer edhe gomat e veturës
“Fatmirësisht në ato momente asnjë nga ekipi nuk ka qenë në veturë në ato momente”, bëri të ditur ajo, derisa shtoi se “një grup protestuesish po vëzhgonin lëvizjet e ekipit tonë.”
Gazetarja tha se këta persona që kanë shkatërruar veturën e RTK-së nuk janë identifikuar.
Tutje, Ajo vuri në dukje se në Zveçan dhe Leposaviq, ekipi i RTK-së është penguar të kryejë punën e vet në raportimin e gjendjes atje.