Është arrestuar një person në Obiliq, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit.
Gjatë momentit të sulmit, ata kishin qenë duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.
“Obiliq 21.05.2024 – 07:15. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.